E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pandeli Majko, kritika politikës greke

TIRANE - Dhjetëra faqe interneti dhe blogje të ndryshme greke kanë ripublikuar artikullin e ish-kryeministrit shqiptar Pandeli Majko, që përbënte editorialin e faqes së parë të gazetës elektronike politike “Metarithmisi”.

Shkrimi i Majkos, i pari ekskluzivisht për shtypin grek, është një përgjigje dhe një replikë ndaj artikullit të ish-ambasadorit grek në Shqipëri dhe këshilltarit Aleksandros Malias për çështjet ballkanike në 2005-ën, pranë ministres së Jashtme Bakojanis, të botuar në të njëjtën gazetë, rreth një muaj më parë me titull “Greqia dhe shqiptarët, fqinjët e saj”.

Majko, që e titullon analizën e tij me pyetjen retorike latine “Shqipëria dhe Greqia quo vadis?” për të kuptuar tashmë çdokush se çfarë ndodh në realitet mes Greqisë dhe Shqipërisë, bie dakord në faktin që thekson edhe diplomati grek, se marrëdhëniet politike midis dy vendeve janë në një gjendje statike dhe amullie, madje i konsideron ato, se kanë arritur në një pikë të vdekur.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Artikulli i plotë i publikuar në gazetën “Metarithmisi”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›