KiE në Tiranë: Zgjedhjet e presidenti, shkaku kryesor
TIRANE - Klasa politike do të jetë sërish nën një monitorim dyditor nga KiE për detyrimet dhe angazhimet e saj në drejtim të reformave integruese.
Rreziku i mos përfundimit në kohë i reformës zgjedhore e parlamentare, lufta ndaj korrupsionit, debati për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit sjellin në Shqipëri raportuesit e KiE-së. Në Tiranë sot mbërrijnë për një vizitë 2-ditore faktmbledhëse dy bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Tomas Jirsa nga Çekia dhe Grigore Petrenco nga Moldavia.
Axhenda e bashkëraporterëve nis pikërisht të hënën dhe mbyllet në datën 4 prill, pasi ata të jenë takuar me Presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, përfaqësues të partive politike, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokuroren e Përgjithshme.
Sipas një njoftimi për shtyp të zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri diskutimet do të zhvillohen me fokus kryesor reformën zgjedhore dhe atë parlamentare. Sa i përket reformës zgjedhore, komisioni ka hedhur hapa përpara duke rënë dakord për çështje thelbësore siç është numërimi elektronik i votave, por tashmë çështja më e nxehtë për diskutim mbetet formulimi i KQZ, për të cilën bashkëraportuesit do të kenë mundësi të marrin vetë opinionin e këtij institucioni.
Por, një tjetër panoramë do të kenë bashkëraportuesit për punën e komisionit të reformës parlamentare ku pavarësisht se 1 prilli shënoi edhe përfundimin e mandatit, PD e PS nuk kanë gjetur kompromis për çështje kryesore që lidhen me votën e fshehtë dhe kohën që duhet të mbajnë anëtarët e qeverisë në kuvend.
Bashkëraportuesit do të njihen dhe me qëndrimin e palëve sa i përket zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, në kohën kur PD e PS nuk janë shprehur ende për një emër që mund të çonte në votim konsensual.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)