E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pandev bëhet zyrtarisht lojtar i Interit

Më së fundi gjithçka është zyrtare: Goran Pandev është një lojtar i Interit deri në qershor të vitit 2014. Për maqedonasin bëhet fjalë për një rikthim në zikaltër pasi u largua pikërisht nga Interi drejt Lacios nëntë vjet më parë.
Pas shitjes së Suazos në formë huazimi te Xhenoa dhe mungesës së Eto' gjatë janarit që do ndodhet në Kupën e Afrikës, sulmuesi 27 vjeçar nga Maqedonia do të jetë alternativa e Hoze Mourinjos në sulmin zikaltër. Me shumë mundësi Pandev do të grumbullohet për ndeshjen e së mërkurës kundër Kievos, pse jo dhe të luajë nga fillimi i ndeshjes, duke parë edhe mungesat e Stankoviç dhe të Tiago Motës.
Në fakt aktivizimi i maqedonasit s'do qe surprizë, duke parë se Mourinjo futi në lojë Shnaiderin ndaj Milanit pa bërë asnjë stërvitje me shokët e skuadrës.
Goran Pandev pritet të mbajë fanellën nr. 27, si vitet e lindjes së sulmuesit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›