Spanjë, zbulohen 25 kg heroinë të fshehura në disa kuti me banane
Policia spanjolle ka zbuluar të paktën 25 kg heroinë të fshehur në kuti të mbushura me banana, e që kishin si destinacion raftet e supermarketeve në Madrid.
Gjithçka është zbuluar kur një punonjës në supermarket me kosto të ulët, gjeti një paketë droge ndërsa po shkarkonte kutitë më fruta ekzotike. Ngjarja e regjistruar fundjavën e kaluar, solli edhe alarmimin e policisë e cila nisi punën për të hetuar për këtë histori.
Autorietetet kontrolluan të gjithë ngarkesën e shkarkuar në supermarketin Lidl në Madrid, por edhe në të gjitha filialet e kësaj kompanie , por gjithashtu edhe në tregjet e tjera në vend.
Qentë e policisë mundën të nuhasnin drogën e fshehur në 25 pako në kutitë e bananeve. Dërgesa në supermarketet Madrilene, vinte nga Ivoru Coast dhe nga Ekuadori.
Muajin e kaluar policia spanjolle konfiskoi 228 kg kokainë të fshehur gjithashtu në një ngarkesë bananesh, gjatë një operacioni policor të zhvilluar në Murcia, Alicante, Malaga dhe Madrid. Ndërkaq ka nisur hetimi për të përcaktuar nëse këto raste janë të lidhura me njëra tjetrën.