Serbia dorëzon sot në Hagë padinë kundër Kroacisë
Serbia dorëzon sot në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, padinë kundër Kroacisë për genocid ndaj serbëve nga viti 1991 deri në vitin 1995. Qeveria serbe ka deklaruar se Serbia ka vendosur të ndërmarrë një hap të tillë, pasi Kroacia para 10 vitesh kishte paditur Serbinë për genocid. Padia e Serbisë përmban hollësi, për krimet ndaj serbëve në periudhën 1991-1995 dhe gjithashtu edhe për krimet e Shtetit të Pavarur të Kroacisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kryeministrja e Kroacisë Jadranka Kosor ka deklaruar se Kroacia është plotësisht e gatshme për këtë proces.
"Kemi përgatitur të gjitha faktet që dëshmojnë se kishim të bënim me agresion të përgjakshëm serbomadh nën drejtimin e Slobodan Milloshevicit", ka deklaruar Kosor. ndërsa më herët, presidenti kroat stipe mesic tha se Serbia e ka të vështirë të dëshmojë se ndaj serbëve është kryer genocide, ndërsa komentoi vendimin e Qeverisë serbe, paraqitur ditën e fundit të vitit të kaluar për ngritjen e padisë për genocid kundër Kroacisë