E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paneta takon liderin e ardhshëm kinez

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta është takuar me udhëheqësin e ardhshëm kinez Shi Xhinping, i cili vetëm pak ditë më parë u rishfaq pas një zhdukje të mistershme dy-javore.
 

Takimi në Pekin është pjesë e turneut të gjatë të Panetës në Paqësorin Aziatik, në një fushatë për të rritur fokusin ushtarak amerikan në rajon.
 

Në deklaratat e përsëritura të kësaj jave, Paneta ka theksuar se fokusi i ri në Azi nuk është i drejtuar nga Kina.
 

Por, SHBA ka pasur shqetësime të vazhdueshme në lidhje me dominimin ekonomik dhe tregtar në rritje të Kinës në rajon.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›