E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes lideri veteran komunist spanjoll

Lideri veteran i Partisë Komuniste Santiago Karrillo, figura e vetme e mbijetuar e Spanjës, që ka luftuar aktivisht në luftën civile të vitit 1936-1939, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare.

Partia Komuniste spanjolle tha se ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Madrid.

Karrillo i është bashkuar partisë Komuniste në vitin 1936 dhe ka udhëhequr forcat republikane në Madrid që i rezistonin fashistëve gjatë luftës.

Pasi forcat e Francisko Frankos fituan luftën, Karrillo u larguanë mërgim, ku ndihmoi në organimin e rezistencës kundër diktaturës.

Ai e ka udhëhequr Partinë Komuniste nga viti 1960 deri më vitin 1982. Ai ka pritur vdekjen e Frankos, për t`u kthyer në Spanjë në vitin 1975.

Karrillo ka vazhduar pjesëmarrjen aktive në jetën politike të Spanjës duke marrë pjesë në seminaret politike edhe në vitet e 90-të.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›