E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër sulm ndaj forcave ushtarake në Turqi, 9 të vdekur

Lajmi bëhet i ditur nga uebsajti i televizionit shtetëror të Turqisë “TRT”, ku thuhet se shumica e të plagosurve ishin në një autobus i cili pas goditjes së konvojit u kap flakë. Në momentin e goditjes, konvoji po udhëtonte nga provinca e Bingolit për në provincën e Musit.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalet më të afërta në zonë teksa burimet konfirmuan se numri i viktimave mund të rritet.

Vetëm dy ditë më parë, në një tjetër sulm me minë me sahat, humbën jetën 8 policë dhe u plagosën nëntë të tjerë.

Burimet e sigurisë, për shpërthimin e sotëm kanë fajësuar Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK). PKK-ja është shpallur si organizatë terroriste nga Turqia, BE-ja dhe SHBA-ja./Start/ F. P/

                                                                                             2012-09-18 14:25
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›