Panetta degradoi gjeneralin William Ward

Ish-kreu i forcave ushtarake amerikane në Afrikë është ulur në pozitë, nën akuzat për shpenzimin e qindra mijëra dollarëve për udhëtime të tepërta dhe shpenzime të tjera të paautorizuara.
Gjenerali William “Kip” Ward gjithashtu është urdhëruar që t’ia kthejë qeverisë amerikane 82 mijë dollarë.
Gjeneralit i është marrë një nga katër yjet, që nënkupton se tani ai do të dalë në pension si një gjeneral me 3 yje dhe me një pagesë më të ulët të pensionit.
Sipas raporteve të inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes, Ward i përdorte makinat e ushtrisë për ta dërguar gruan e tij në udhëtime shopingu dhe qendra bukurie.