Huntelaar s’ka marrëveshje me askënd

Menaxheri i Klaas-Jan Huntelaarit ka mohuar arritjen e marrëveshjes me një klub të Premierligës rreth transferimit të sulmuesit të Schalkes.
Kontrata e reprezentuesit holandez me klubin nga Gelsenkirchen do të skadojë në qershor 2013 dhe ai ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e saj. Së fundmi spekulohej se Huntelaar është pranë transferimit te një skuadre nga Premierliga.
Por, përfaqësuesi i tij, Arnoldus Oosterveer ka mohuar arritjen e një marrëveshjeje të tillë. “Nuk kemi marrëveshje me asnjë klub anglez dhe Klaas ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij”, deklaroi Oosterveer për Calciomercato.it.