E Diel, 1 Nëntor 2026

Messi është numër 1

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta mund të jetë në garë me bashkëlojtarin Lionel Messi për Topin e Artë të sivjetmë, por, sipas spanjollit, ekziston vetëm një fitues.

“Leo Messi është numri një në botë. Messi është më i miri jo vetëm për shkak të golave, por paraqitjeve të tij në përgjithësi”, deklaroi Iniesta për tabloidin britanik The Sun.

Iniesta ka kaluar një tjetër stinor të suksesshëm përkrah Messit, duke udhëhequr gjigantin katalan drejt titujve të tjerë të rëndësishëm, edhe pse skuadra nuk arriti të mbrojë titullin e kampionit në La Liga. Messi ka fituar Topin e Artë në tri vitet e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›