E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panetta viziton Lindjen e Mesme

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 19:30

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta, ka tërhequr vërejtjen se Izraeli po bëhet gjithnjë e më i izoluar në Lindjen e Mesme, ndërsa theksoi se përpjekjet e mekanizmave amerikanë të sigurisë do të duhej t’ia mundësonin këtij vendi që të marrë përsipër “rreziqet për paqe”.

Panetta, i cili shkoi për vizitë në Izrael, tha se do t’ia ritheksojë këtij vendi përkushtimin amerikan rreth përmirësimit dhe relaksimit të marrëdhënieve me Turqinë dhe Egjiptin.

Vizita e Panettas në Lindjen e Mesme përfshin edhe takimet me liderët palestinez dhe ata egjiptianë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›