Ulen në mënyrë drastike temperaturat në vend
Ulen në mënyrë drastike temperaturat në të gjithë vendin. Termometri ka shënuar të hënën zbritje deri në 7 gradë celsious, vlera të cilat janë shoqëruar me mot të kthellët kryesisht, ndërsa në rastësitë mbi 800 metra janë shënuar edhe rreshje dëbore. Të martën, shërbimi meterologjik I ushtrisë parashikon një ditë edhe më të ftohtë. Çuditërisht e mërkura sjell njëklimë tjetër. Nga rryma të ftohta e të thata vendi do të përfshihet në masa ajri relativisht të ngrohta por të lëgështa. Kjo do të bëjë që temperaturat të ringjiten, de do të kemi në të njëjtën kohë praninë e rreshjeve të shiut. Sipas shërbimit të specializuar për parashikimin e motit në vend, nga mesjava e deri në ëprfundim atmosfera parashikohet të jetë e paqendrueshme në vlera, po ashtu edhe në fenomene.