Pango:Rama autori i incidenteve në KOKSH

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është shprehur në studion e "Ora News" lidhur me incidentet në Asamblenë e 14-të Zgjedhore e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar se në këto incidente ka ndodhur një fars që për nga stili ka për autor të vetëm Kryetarin e Partisë Socialistë Edi Rama. Ministri Pango gjithashtu shtoi se është kundër çdo dhune e krijuar nga të dyja palët. Përsa i përket turizmit shqiptar Ministri Pango shtoi se turizmi në Shqipëri ka qenë burim i madh i të ardhurave për buxhetin dhe sipas raportit të Bankës së Shqipërisë kjo shifër arrin rreth 900 milionë euro.Gjithashtu u shpreh Pango barometri i Organizatës Botërore të Turizmit ka dhënë një vlerësim shumë të mirë për turizmin shqiptar.Pango gjithashtu shtoi se MTKRS-së ka ndjekur një strategji për trashëgiminë kulturore duke shtuar fondet që zyra e Komisionit Europian në Tiranë ka dhënë për këtë sektor.