Panik ne Fier, hapet saracineska, shperthen pusi me gaz dhe solar
Fier- Puset e naftes ne zonen e Fierit dhe te Patosit jane kthyer si "mina me sahat" per banoret e ketyre zonave. Nje tjeter prag tragjedie ka kercenuar fshatrat Verri e Kallm te Fierit, pasi persona ende te paidentifikuar kane hapur saracinesken e nje prej puseve, BU29 "Bubullima", duke cliruar ne atmosfere sasi te medha gazi dhe nafte te paperpunuar. Dhjetera hektare jane demtuar nga ky incident, ndersa per fat te mire nuk ka pasur te lenduar, pasi banesat ndodheshin larg nga pusi i shperthyer rreth ores 22:00 te se enjtes. Policia e Fierit deklaroi dje se ka nisur hetimet per kete rast duke e cilesuar ngjarjen te qellimshme dhe ka marre deshmite e drejtuesve te ndermarrjes "Albpetrol" dhe inxhiniereve qe pergjigjeshin per sigurine e pusit. Sipas specialisteve, qindra metra kub gaz kane ndotur atmosferen, kurse nje sasi solari mbuloi siperfaqe te tera toke, duke shkaterruar te mbjellat. Nga keqyrja e bere pusit, eshte vene re se persona te paidentifikuar kishin levizur saracinesken e vendosur prej specialisteve.
Xh.Beharaj
Xh.Beharaj