Panik në veri. 9 persona me ethe hemoragjike
Ethet hemoragjike kanë infektuar 9 persona në rrethet Kukës, Has dhe Tropojë. Specialistët e shërbimit spitalor në Kukës konfirmojnë rastet e infektuara duke bërë të ditur se nga sëmundja janë prekur njerëz të moshave të ndryshme dhe të ardhur nga zonat rurale. Shefi i pavijonit të sëmundjeve infektive Mark Nufi shprehet se gjendja e pacientëve është drejt përmirësimit dhe në këtë spital nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje.
Sipas mjekëve infeksionistë, kushtet klimatike të stinës janë stimuluese dhe krijojnë premisa për përhapjen e etheve. Burim infeksioni për ethet hemoragjike janë kryesisht kafshët, miu dhe insektet.Për të shmangur prekjen nga kjo sëmundje është e domosdoshme higjena maksimale e ushqimeve dhe e ambjentit. Shenjat e sëmundjes janë temperaturë,ethe dhe hemorragji.
Këtë vit sipas mjekëve ka një rritje të numrit të rasteve ku njerëzit janë prekur nga kjo sëmundje që është edhe vdekjerurëse.
Flutura Tota
< I mëparshmi