E Diel, 1 Nëntor 2026

Paniku i dëshpëruar për çinstalimin e “heronjve të partisë”

Para viteve ’90, ne vendin tone, ashtu si ne te gjithë lindjen komuniste, ne emërtimin e rrugëve dhe fabrikave, shkollave dhe institucioneve te tjera kulturore, u ndoq një politike e gabuar. Padrejtësisht dhe ne kundërshtim me çdo kriter kombetare ne kete drejtim u ndoq një politike partiake, pasojat e se ciles po i vuajme ende dhe sot. Kështu nuk ishte gje e rralle, qe ne çdo qytet te kishte patjeter nje rruge me emrin e komunistit me origjine jo shqiptare (sllave) Vasil Shanto. Ne kete drejtim vihet re se veç emërtimeve qe mbanin emrat e klasikeve te marksizëm-leninizmit, si qyteti Stalin, kooperativa Gjergj Dimitrov, Vladimir İliç Lenin etj, shumica e tyre ishin ose komuniste me origjine jo shqiptare, ose figura dhe personalitete historike te cilat shquheshin për traditën e bashkëpunimit me sllavet dhe greket, kundra osmaneve.
Çka ishte ne kohezion me vijën ideologjike qe historiografia ruse dhe ajo e vendeve ballkanike ndiqte ne këtë drejtim. Ne qytetin e Shkodrës për vite me radhe ka pasur diskutime te shumta lidhur me zëvendësimin e disa simboleve te diktaturës, diskutime te cilat me ne fund përfunduan siç dhe njofton nje e perditshme me titullin “Bie simboli i Shkodres, hiqen 5 Heronjtë e Vigut” (shiko: Gazeta Shqip:1.02.2009). Aq me nota tragjike eshte pasqyruar ky lajm, saqe thua sikur pas renies se ketij simboli Shkodres si ka mbetur me histori. Ne te vërtetë nese ka nje simbol ne te cilin misherohet historia e ketij qyteti, ne çdo etape qe ai ka kaluar eshte kalaja Rozafa, e cila me madheshtine e saj, e heshtur dhe krenare, simbolizon gjithçka.
Megjithëse personalisht kam mendimet e mia ne lidhje me kete çeshtje, e cila ashtu si çdo proces dekomunistizimi shoqërohet me rreziqet e saj, siç eshte zevendesimi i ketyre figurave me buste te personaliteteve te ndryshme te cilet shquhen per bashkepunimin e tyre me fashistet pergjate luftes se dyte boterore, apo me emra kryetare shtetesh te cilet ndoshta neser po nga vendet e tyre mund te shpallen tradhtare apo armiq.
Prandaj eshte me e logjikshme, qe ne emertimin e ketyre rrugeve dhe institucioneve kulturore raportin me te madh t'a zene figura te cilat shquhen per kontribute ne fusha sa me larg politikes, me interes te veçante per shoqerine dhe kombin, siç eshte arti, shkenca, arsimi por dhe pse jo, per te ushqyer gjeneratat e ardhshme me ndergjegjje historike, edhe emra te cilet tashme jane te pranuar nga te gjithe si patriote dhe njerez te ndershem. Toponimet jane gjurme historike, te cilat pasqyrojne deri diku te kaluaren e nje vendi, kulturen e tij, elemente mbi te cilet ata qe do vijne pas nesh do te shkruajn historine, do te mburren, ose debatojne e perçahen, ashtu si ne sot.
Ne fakt gjithmone me ka pelqyer menyra se si populli me zgjuarsine e tij, pergjate shekujve, ne fshat e ne qytet i ka zgjedhur disa emra per te emertuar, malet, kodrat, perrenjte etj. Qe nga femijeria me kujtohet se si populli e quante kodren me te larte te qytetit, kodra e Ali beut, per faktin se ky njeri zemer mire, ndryshe nga ata bejleret qe shihnim neper filma, pas vdekjes kete koder dhe luginen nen te, ia kishte lene lagjes si vakef, ku çdo pjestare i saj mund te kulloste bagetine lirshem.
Sigurisht, qe ashtu si ajo koder bashke me luginen e saj nuk ekziston me nga ndertimet pa leje, ashtu edhe per ne, qe jetojme ne kohet moderne ky nuk perben me nje kriter per te vendosur emertime. Por te pakten te kemi parasysh nje kriter tjeter, humanizmin dhe jo politiken.
“gazetastart.com”

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›