Ndahet nga jeta Lublin Dilja, Topi mesazh ngushëllimi
Presidenti i Republikës Bamir Topi i dërgon mesazh ngushëllimi familjes Dilja për humbjen e njeriut të tyre. “Lublini mbetet në kujtimet tona si model i qetësisë, pjekurisë, tolerancës dhe kulturës”- shkruhet ndër të tjera në mesazhin e Presidentit.
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjarëve të diplomatit të karrierës, Lublin Dilja, për ndarjen nga jeta. “Me shumë hidhërim mësova lajmin e largimit të parakohshëm nga jeta të Lublinit.
Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes, nënës së tij, bashkëshortes, fëmijëve dhe të gjithë të dashurve të tij dhe të ndaj me ta dhimbjen që shkaktoi humbja e të dashurit të tyre të zemrës.”
Më tej në mesazhin e ngushëllimi Presidentit Topi vlerëson figurën e Lublin Diljes si model i qetësisë, pjekurisë, tolerancës dhe kulturës. “Vendi humbi një intelektual të formuar, diplomacia shqiptare një ambasador të përkushtuar, familja birin, bashkëshortin dhe babain e dashur e të nderuar” – përfundon mesazhi i Presidentit Topi. Mesazh ngushëllimi familjes së të ndjerit Lublin Dilja edhe nga ministria e Punëve të Jashtme .
Diplomati Dilja i cili vitet e fundit, shërbente si Ministër Fuqiplotë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara në Neë York, (SHBA) u nda nga jeta dje në një spital të Nju Jorkut pas një sëmundjeje të rëndë
(s.g/BalkanWeb)