E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon Shqiptaret te mos kerkojne azil pas heqjes se vizave per vendet e BE-se

Raportuesja e parlamentit evropian per procesin e liberalizimit te vizave Tanja Fajon tha sot ne Tirane se shqiptaret duhet te tregojne kujdes te mos perserisin gabimet e Serbise dhe Maqedonise duke kerkuar azil ne vendet e Bashkimit Evropian pas heqjes se pritshme te vizave.

Keto deklarata zonja Fajon i beri sot gjate nje takimi me studente shqiptare dhe perfaqesues te shoqerise civile. Sipas euro-deputetes organizimi i nje fushate intensive dhe me shtrirje te gjere gjeografike eshte thelbesor per parandalimin e eksperiencave negative te rajonit. Shtimi i kerkesave per azil pas periudhes se veres ka rritur shqetesimin e vendeve anetare te Bashkimit Evropian te prekura nga ky fenomen i cili rrezikon suksesin e procesit tha ajo.

Pak dite me pare komisionerja evropiane per ceshtjet e sigurise Sesilja Malmstrom i dergoi nje leter Serbise dhe Maqedonise duke shprehur shqetesimin per qytetaret e ketyre dy vendeve te cilet po kerkojne azil duke paralajmeruar rrezikun e kompromentimit te procesit te liberalizimit te vizave per vendet e Ballkanit.

Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon ka qene nje mbrojtese e zjarrte e heqjes se vizave per shqiptaret dhe boshnjaket. Ne Tirane kryetari i Bashkise Edi Rama i dorezoi mbreme ne shenje mirenjohje elesin e kryeqytetit ndersa sot ajo u prit dhe nga ministri i Brendshem Lulezim Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›