Tiranë, zjarri përfshin pallatin

Vetëm pak minuta më parë një zjarr i madh ka rënë në një pallat në kryeqytet. Mësohet se pallati i përfshirë nga flakët ndodhet në rrugën e “Dibrës”, në Tiranë. Ndërkohë zjarrëfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit . Ende nuk ka të dhëna për viktima apo rreth shkaqeve që kanë provokuar këtë ngjarje.