E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca pranë eliminimit

Njëra prej kombëtareve që ishte në mesin e skuadrave tjera favoriteve për tu stolisur me titullin e kampionit në Kampionatin botëror, Franca, tani është shumë pranë eliminimit nga ky eveniment.

Gjasat për kualifikim nga faza e grupeve për francezët janë zvogëluar dukshëm të enjten mbrëma, pas disfatës që pësuan nga Meksika me rezultat 0:2, në ndeshjen e dytë të xhiros së dytë të Grupit A.

Në fakt, pjesa e parë e këtij takimi përfundoi pa gola. Franca domini lehtë në posedim të topit përballë meksikanëve, të cilët ishin mjaftë energjik, duke ia prishur aksionet ekipit kundërshtarë, dhe nëpërmjet kundërsulmeve përpiqeshin të kalojnë në avantazh.

Një gjë të tillë Meksika nuk arriti ta bëjë në pjesën e parë. Por, në pjesën e dytë meksikanët shënuan dy herë nga kjo mënyrë.

Kështu, në minutën e 64-të të ndeshjes nga një kundërsulm morri një pasim Javier Hernandez, i cili ishte i vetmuar përballë portierit francez, të cilin fillimisht e tejkaloj me top, dhe më pas topin e plasoi në rrjetën e portës franceze për rezultat fillestar, 0:1.

Pikërisht prej një kundërsulmi meksikanët përfituan edhe një penalti në minutën e 79-të. Nga pika e bardhë gjuajti Cuauhtemoc Blanco, që shënoi për rezultat përfundimtar 0:2.

Megjithatë, në xhiron e fundit të këtij grupoi do të kuptohen saktësisht emrat e dy kombëtareve që do të kualifikohen nga faza e grupeve. Në xhiron e ardhshme Afrika e Jugut luan kundër Francës, kurse Meksika përballë do ta ketë Uruguain.

Meksika dhe Uruguai do të kualifikohen nga faza e grupeve nëse luajnë baras në duelin e tyre, pavarësisht rezultatit të ndeshjes Afrika e Jugut- Franca.

Grupi A
Uruguai – Afrika e Jugut 3:0
Franca – Meksika 0:2

Tabela
Uruguai 2 4
Meksika 2 4
Franca 2 1
Afrika e Jugut 2 1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›