E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paolillo pranon: Sneijder mund të shitet

Drejtori i Interit, Ernesto Paolillo ka pranuar se një ofertë e mirë për Wesley Sneijder, mund të bëjë që ai të shitet, duke i bërë thirrje kështu Manchester Unitedit të rrit ofertën.
“Nëse vjen një ofertë, të cilën nuk mund ta refuzojmë, qoftë për Sneijder qoftë për lojtarë të tjerë, atëherë ne do të fillojmë të mendojmë për zëvëndësimet. Por, nuk ka bisedime, kështu që nuk po mendojmë për ndryshime”, theksoi Paolillo.
Sneijder do të luajë të shtunën në superkupën e Italisë që zhvillohet ndaj rivalit të përbetuar, Milanit.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›