Institucionet shëndetësore, gati projekti akreditimit

Ministria e Shëndetësisë konfirmon ngritjen e Këshillit të Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore. Ky këshill u miratua nga përfaqësues të elitës mjekësore dhe drejtues të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Këshilli i Akreditimit do të analizojë raportet që do të vijnë nga këshillat e jashtëm, si dhe inspektimin e institucioneve për çështje të caktuara”, u shpreh Isuf Kalo, drejtor i Qëndrës së Akreditimit.
Sipas tij të gjitha institucionet duhet të bëjnë një kërkes për t`u akredituar, me qëllim që të rrisin besueshmërinë në treg.
Një pikë tjetër e rëndësishme për procesin e akreditimit është edhe licensimi i institucioneve, që përbën lejimin e së drejtës për aktivitetin që ata ushtrojnë.
Përfaqësuesit e institucioneve, qofshin këto publike apo private, duhet të njihen me rregullat dhe të vlerësojnë standartet e akreditimit dhe më pas të shikohet fryma e bashkëpunimit në këto grupe.
Janë interesuar pranë drejtoris së Qëndrës së Akreditimit, një sërë institucionesh por më të interesuara janë ato të sektorit privat. Gjithashtu akreditimi ka dhe një kosto, që do të përballohet nga vetë drejtuesit e institucioneve.