E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB reagon per zgjedhjet serbe ne Kosove

"As nuk i ndihmojme e as nuk i pengojme"

"As nuk i ndihmojme e as nuk i pengojme zgjedhjet serbe ne Kosove". Kjo ka qene deklarata e ardhur ne ndihme te UNMIK nga Kombet e Bashkuara, pas kerkeses se krereve te Kosoves qe te nderhynin per mosrealizimin e zgjedhjeve serbe ne Kosove. Zedhenesja e Kombeve te Bashkuara, Mikele Montas, e pyetur lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare te Serbise ne Kosove, u shpreh se "rreth zgjedhjeve parlamentare te 11 majit, UNMIK-u ka mbajtur qendrimin se, as nuk do t'i ndihmoje e as t'i pengoje ato, sic edhe ka vepruar ne te kaluaren".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›