"Turi i falenderimit", Rama në Korçë: Nuk tërhiqemi nga kutitë
Nga Korca dhe nën moton e re te turit të tij, kryesocialisti Edi Rama, njofton se nuk do të tërhiqet nga hapja e kutive. Ai shprehet i gatshëm për dialog, por një i tilllë duhet të përfshijë dhe transparencën.
"Ne jo vetëm nuk do të tërhiqemi po do të shkojmë përpara në këtë betejë. Do të shkojmë përpara në këtë betejë duke qenë gjithmonë të gatshëm për dialog, për kompromis, po asnjëherë për një dialog i cili harron dhe lë jashtë problemin kryesor dhe asnjëherë për një kompromis që i mbyll rrugën transparencës, po vetëm kompromis që hap rrugën e transparencës", tha Edi Rama, kreu i PS.
Pas protestave dhe grevës së urisë, kryesocialisti ka startuar turin e tij të ri nën moton "Hap kutitë, liro vizat dhe cliro ekonominë". Megjithë kthimin në kuvend të deputetëve të tij, Rama ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të protestave, nese nuk gjendet zgjidhja për kërkesat e PS-së.
Elona Gjylmi < I mëparshmi