E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa Benedikti XVI do të vizitojë Libanin

Papa Benedikti XVI nis të premten një vizitë treditore në Liban.

Sipas Vatikanit, vizita është pjesë e thirrjeve të Papës për dialog ndërfetar.

Ajo ndodh në mesin e shqetësimeve në rritje për përhapjen e konfliktit të Sirisë edhe në Liban, si dhe pas vrasjes së ambasadorit amerikan në Libi.

Autoritetet libaneze kanë ndërmarrë masa të rrepta të sigurisë për vizitën e planifikuar, duke pezulluar lejet e armëve, përveç për rojat e politikanëve.

Benedikti është Papa i parë që viziton Libanin që kur Gjon Pauli II ka qëndruar atje në vitin 1997.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›