Papa Benedikti XVI largohet sot nga Papati për në Romë
ITALI - Përfundon sot papati i Benediktit XVI, i cili më 11 shkurt njoftoi dorëheqjen nga froni i Pjetrit, ndërkohë që ky fron mbetet bosh duke filluar nga ora 20:00.
Papa Benedikti XVI bëri publike dje testamentin e tij shpirtëror duke shpjeguar, se në Papatin e tij ka përjetuar momente të vështira dhe të lumtura.
Sot ka mbajtur dhe takimin e lamtumirës në orën 11:00 në sallën Klementina, me kardinalët dhe personelin në Vatikan.
Pasdite, në orën 17:00, papa do të largohet nga Vatikani me helikopter për në kështjellën Gandolfo.
Në orën 20:00 shenja e vetme e përfundimit të Papatit të tij do të jetë mbyllja e derës së kësaj kështjelle dhe largimi i rojave zvicerane për në Vatikan.
(l.ad.ti/shqiptarja.com)