E Diel, 1 Nëntor 2026

Pashkët, Berisha dhe Topi urojnë besimtarët

Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Bamir Topi u uruan për ditën e bekuar të Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë, të gjithë shqiptarëve, të gjithë besimtarëve të Zotit, si ditën e rilindjes së Krishtit, si një ditë e rilindjes së besimit, të shpresës tek Zoti, tek vetja dhe tek e ardhmja. Në mesazhin e tij, Kryeministri thekson se dita e Pashkëve është dita e shpërblimit të sakrificës, në emër të një interesi dhe ideali më të lartë, është dita e shpresës së pashuar të njerëzimit, për një të ardhme më të ndritur. Besimtarët shqiptarë në Shqipëri dhe kudo janë, kremtojnë sot Pashkët më të lirë, më të begatë, më të denjë se kurrë më parë. Shqipëria kremton këto pashkë si një vend anëtar i NATO-s, si një vend që ecën i sigurt drejt shndërrimit në realitet të ëndrrës evropiane së kombit shqiptar, - theksoi z. Berisha. Kurse Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vuri në dukje se kjo ditë e shenjtë në kalendarin e krishterë sjell për besimtarët katolikë e ortodoksë harenë dhe solemnitetin e një kremtimi madhështor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›