Mali i Zi, vjen miqesorja e radhes per kuqezinjte
Aranit Muraci
Kuqezinjte do te luajne nje miqesore ndaj Malit te Zi, me 25 mars, ne Podgorice. Perballe fqinjit tone, Malit te Zi do te zhvillohet keshtu testi i radhes per ekipin e trajnerit Josip Kuzhe. Ndeshja e dyte miqesore per kete vit do te luhet ne kryeqytetin malazez dhe eshte fiksuar qe te zhvillohet pak dite para fillimit te finaleve te Kupes se Botes. Mali i Zi i sulmuesit te Romes, Vucinic parashikohet te jete nje tjeter kundershtar i forte, ne testin e ekipit tone kombetar, para ndeshjeve eliminatore te "Euro 2012". Kjo do te jete miqesorja e pare jashte fushes sone per kete vit dhe stafi kuqezi vlereson kundershtarin dhe ndeshjen e 25 marsit si te rendesishme, per nje arsye, sepse Mali i Zi konsiderohet i nje niveli me Bjellorusine, ndaj se ciles pretendojme te rivalizojme, per te arritur objektivin minimal, ne fund te eliminatoreve. Nje paraqitje tjeter pozitive me Malin e Zi, si ndaj Irlandes se Veriut me 3 Mars do te thote gjithashtu se pergatitjet e kuqezinjve tane po ecin ne rruge te mbare. Trajneri Kuzhe ndodhet aktualisht ne vendlindjen e tij Kroaci, ndwrkohw FSHF zyrtarizoi dje miqesoren me Malin e Zi. Kuzhe pritet te kthehet pas pak ditesh, per te nisur pergatitjet para miqesores. Ndaj Malit te Zi jane parashikuar disa afrime te lojtareve te tjere, qe do te provohet ne formacionin baze. Kuzhe i besoi te njejtin ekip edhe ne miqesoren e kaluar me Irlanden e Veriut, por vleresoi se disa nga te ashtuquajturit "senatore" te skuadres sone, pavaresisht moshes, mbeten te rendesishem per ekipin. Ervin Skela, mesfushori i Tus Koblencit realizoi golin e vetem te ndeshjes, ndaj Irlandes se Veriut. Sipas idese se Josip Kuzhe, ne dy miqesoret e mbetura, para se Rumania te vizitoje kryeqytetin tone, Tiranen, nw ndeshjen e parw zyrtare tw vitit, do te kete nje nderthurje mes lojtareve te rinj ne moshe dhe gardes se vjeter. Kesisoj, ndaj Malit te Zi testi pritet te perqendrohet te te rinjte dhe ne nje miqesore tjeter, e cila eshte programuar qe te luhet ne Gusht, do te luaje skuadra e rinovuar, e Josip Kuzhe.