E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti dënon sulmet në Nigeri

Papa Benedikti XVI ka dënuar bombardimin e një kishe katolike në Nigeri që vrau pothuajse 40 persona ditën e Krishtlindjeve, duke thënë se vetëm respekti dhe pajtimi mund të sjellin paqe e jo dhuna.

Duke folur sot në bekimin e tij pas Krishtlindjeve, Papa Benedikti tha se ai e kishte mësuar me "trishtim të thellë" për sulmin "absurd" në kishën Nënë Tereza në Madalla.

Përgjegjsinë për këtë sulm e ka marrë sekti musliman, Boko Haram.

Ndërsa thuhet se ky ishte viti i dytë radhazi që ky grup ka organizuar sulme në ditën e Krishtlindjeve

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›