E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut, funerali i Kim Jon-il, i izoluar

Dy delegacione jo shtetërore janë lejuar nga Seuli të udhëtojnë drejt Koresë së Veriut për të ofruar ngushëllimet e tyre mbi vdekjen e Kim Jong il-it.

Por asnje zyrtar i jugut nuk do të marrë pjesë në funeral. Ish zonja e parë e Koresë së Jugut, Lee Hee-ho është figura më e lartë në mesin e atyre që kanë vendosur ta ndërmarrin këtë udhëtim për të bërë homazhet e tyre.
 

Bashkëshorti i saj, Kim Dae jung u përpoq t`i çtensiononte marrëdhëniet me fqinjin komunist, duke u shndërruar në pionierin e asaj që më vonë do të njihej si politika "sunshine", qëllimi i së cilës ishte inkurajimi i ndryshimit përmes dialogut dhe ndihmës.

Refuzimi i Seulit për të lejuar qytetarët e tij të udhëtojnë drejt kryeqytetit koreano-verior ka ngjallur zemërim në anën tjetër të kufirit, e ka sjellë paralajmërime për pasoja të rënda në marrëdhëniet dypalëshe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›