Papa Benedikti flet për dialog me myslimanët

Papa Benedikti XVI ditën e dytë të vizitës së tij në Gjermani ia ka kushtuar ndërtimit të marrëdhënieve ndërfetare.
Ai filloi ditën duke takuar liderin e Komunitetit Mysliman të Gjermanisë, ku bëri thirrje që Krishterimi dhe Islami të krijojnë një marrëdhënie të bazuar në “dialog dhe respekt të ndërsjelltë”. Papa theksoi se dy fetë mund të gëzojnë një “marrëdhënie të frytshme”.
Gjatë vizitës së vitit 2006 (jo zyrtare) në Universitetin e Regensburgut, Papa fyeu anëtarët e komunitetit mysliman pasi në dukje lidhi Islamin me dhunën.
Ndërkohë që teksa iu drejtua liderëve myslimanë të premten, Papa Benedikti zgjodhi të vinte në dukje gjërat e përbashkëta të dy feve, si p.sh “mbrojtja e familjes me bazë martesën, respektin për jetën në çdo fazë si dhe për më shumë drejtësi sociale në shoqëri”.
Pas takimit me myslimanët Papa Benedikti XVI udhëtoi për në qytetin lindor të Erfurtit ku do të mbajë një shërbesë fetare të përbashkët me kishat protestante./Start/F. Prroni/
2011-09-23 15:27