E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani paralajmëron SHBA-të: Po humbni një aleat

Ministrja pakistaneze e Punëve të Jashtme, Hina Rabbani Khar, iu kundërpërgjigj në këtë mënyrë komenteve të Admiralit Mike Mullen, i cili ka theksuar se agjencia pakistaneze e inteligjencës ishte tepër e lidhur me rrjetin Hakkani, rrjet aleat me talebanët.

Kjo është akuza më e rëndë e bërë nga amerikanët kundër Pakistanit që prej krijimit të “aleancës kundër terrorit” një dekadë më parë.

“Ju do të humbni një aleat”, theksoi Khar për “Geo TV” në Nju Jork./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-23 14:57
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›