Mungese besimi ministrat e brendshem te BE debatojne per reformat

Shtetet anetare me siguri qe e kane perfytyruar gjendjen ndryshe. Te ndodhur para nje vale refugjatesh nga Afrika Veriore disa qeveri donin ta kufizonin lirine e udhetimit brenda zones Shengen. Komisionerja e eshtjeve te Brendshme Cecilia Malmstrm ka bere propozime per ndryshime. Ajo deshiron tua heqe shteteve vendimin per rivendosjen e perkohshme te kontrollit kufitar dhe ta coje ate ne nivel evropian. Por rezistenca ndaj planit eshte e madhe edhe Sekretari gjerman i Shtetit per Punet e Brendshme Ole Shrder eshte kunder tij.
Ne shtrojme pyetjen se si mund te reagonim me se miri ne qofte se shtetet anetare nuk i permbushin pergjegjesite e tyre ne kufijte e jashtem. Propozimi i Komisionit nuk eshte i pranueshem per ne sepse ai ua merr shteteve anetare mundesine qe te veprojne vete kunder kriminalitetit.
Ngjashem jane shprehur edhe shume ministra te tjere te cilet duan ta ruajne te drejten e vendimit per kontrollet e kufijve te tyre.
Marreveshja Shengen shkakton edhe gjetke shqetesim. Rumania dhe Bullgaria tentojne te hyjne ne Shengen qe nga viti 2007160 vit kur jane pranuar ne BE. Por disa vende te tjera anetare e kane penguar160 kete deri tani. Qeveria rumune dhe bullgare betohen se ato i plotesojne te gjitha kushtet. Kete ministrja e Brendshme austriake Johanna Mikl-Leitner nuk e mohon kurrsesi kete fakt por kjo nuk eshte e mjaftueshme.
Ne e dime se ketu kriteret teknike jane permbushur ne menyre te plote por qe natyrisht edhe ndjenja e sigurise se popullates sone eshte shume e rendesishme. Dhe sigurisht160 ketu ka mangesi ne fushen e luftimit te korrupsionit dhe ketu duhen bere disa hapa me shume. Dhe kjo ndjenje e qytetareve tane sigurisht qe duhet te merret parasysh.
Kerkohen perparime te pakthyeshme
Ministri holandez i Emigracionit Gerd Leers shprehu shqetesimet e vendit te tij. Supozoni tha ai se ju keni nje dere me tete drynet160 me te mire ne bote por dikush qendron para deres dhe le secilin te hyje atehere kemi nje problem. Holandezi sheh ketu gjithashtu nje lidhje me krizen evropiane te borxheve.
Ne duhet te shohim perparime te pakthyeshme. Shikoni tani per tani ne kemi nje krize te madhe ne Evrope. Dhe ne kerkojme nga te gjithe qytetaret tane solidaritet. Une kete mund ta bej vetem nese mund tu tregoj atyre se ne e kemi organizuar te gjithen mire dhe se cdo vend lufton kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Ne duhet te jemi absolutisht te sigurte se kjo ndodh edhe ne Rumani dhe Bullgari. Nese eshte keshtu ne do te themi Miresevini ne do punojme se bashku.
Leers druhet se qytetaret evropiane do te humbasin besimin ne institucionet evropiane ne qofte se Shengeni nuk funksionon.
Si nje kompromis i mundshem eshte nje plan me etapa te cilin e mbeshtet edhe Gjermania. Sipas tij duhet te bien fillimisht kontrollet ne transportin detar dhe ajror dhe me pas kontrollet ne kufijte tokesore. Keto konsiderohen si pika me e dobet. Keshili i ministrave te Puneve te Brendshme nuk ka arritur ketu nje marreveshje dhe e ka vendosur ceshtjen ne axhenden e samitit te ardhshem te BE ne mes te tetorit.
Autor Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica
Redaktoi Auron Dodi
160