Papa Benedikti i XVI-të viziton Gjermaninë

Papa Benedikti i XVI-të fillon vizitën e tij të parë shtetërore në Gjermani. Kreu i kishës katolike do të qëndrojë katër ditë në vendlindjen e tij. Papa do të pritet për bisedime nga presidenti gjerman Christian Wulff dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Në mbrëmje është planifikuar një meshë në stadiumin olimpik të Berlinit, ku pritet të marrin pjesë mbi 70 mijë besimtarë. Po ashtu gjatë vizitës do të ketë ëdhe një premierë politike: Benedikti i XVI-të do të jetë Papa i parë që do të flasë para parlamentit gjerman. Rreth 100 deputetë të Partisë Socialdemokrate, të të Gjelbërve dhe të Majtës do të bojkotojnë fjalimin e papës në Bundestag.
Papa mban të enjten edhe fjalimin e dytë, të shumëpritur, të këtij shtegtimi, gjatë vizitës në Parlamentin Federal, në Raihshtag të Berlinit. Po këtu do të takohet përfaqësues të bashkësisë hebraike. Në orën 18.30, në Olympiastadion të Berlinit, do të bashkëkremtojë Meshën Shenjte ku do të mbajë edhe homelinë. Me këtë Meshë, përfundon edhe dita e parë, tejet e ngarkuar me veprimtari, e udhëtimit të Papës në Gjermani.
Të premten, Papa do ta nisë me Meshën private në kapelën e Nunciaturës Apostolike, në Berlin, për t’u takuar më pas me përfaqësuesit e bashkësisë myslimane, në Sallonin e Pritjeve të Nunciaturës Apostolike. Të premten do të zhvillohen disa mesha, vizita me autoritetet më të larta fetare në gjermani, por edhe takime të ndryshme, si ai me ish-kancelarin Helmut Kohl etj.
Në ditën e fundit të udhëtimit në gjermani, të dielën, aktiviteti kryesor është kremtimi i Meshës në Aeroportin turistik të Friburgut, pasuar nga lutja e Engjëllit të Tënzot. Pas drekës, në mjediset e Seminarit të vendit, me anëtarët e Konferencës Ipeshkvnore dhe grupin shoqërues, Ati i Shenjtë do të takohet me përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese Federale, në Seminarin e Friburgut.