SHBA, ekzekutohet vrasësi i policit

Megjithë protestat në mbarë botën, amerikani Troy Davis, i dënuar me vdekje për vrasjen e një polici u ekzekutua në shtetin federal të Xhorxhias.
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rrëzuar apelin e fundit për të dënuarin me vdekje, për të evituar ekzekutimin. Davis, i cili gjatë qëndrimit në burg në 20 vitet e fundit mbrojti pafajësinë e tij, vdiq në burgun shtetëror Jackson nga një innjeksion vdekjeprurës.
Troy Davis u dënuar me vdekje pasi u shpallur fajtor për vrasjen e një efektivi të policisë disa vite më pare, ndërsa sipas analistëve ekzekutimi i tij është më i diskutueshmi në historinë e drejtësisë amerikane.
Troy Davis është shëndruar prej disa kohësh më ikonën e një fushate kundër ekzekutimeve në shtetin e Xhorxhias në SHBA.