E Diel, 1 Nëntor 2026

4 personalitete franceze, 1 qëllim: Palestina e Pavarur

 Nevoja e ushtrimi të "gjuhës së fortë" prej OKB-së për krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës mbetet  dilema e madhe e 23 shtatorit, shkruan sot e përditshmja franceze “Le Monde” në versionin e saj “online”.

Katër personalitetet me peshë të opinionit publik jo vetëm francez: Ofer Bronchtein, President i “Forumit Ndërkombëtar për Paqen”(FIP), Daniel Cohn-Bendit, deputet evropian ; Samuel Goldstein, “Forumi Ndërkombëtar për Paqen”; Bernard Kouchner, ish-ministër i jashtëm i Francës, e kanë parë të udhës të parashtrojnë këndvështrimin e tyre të përbashkët përmes faqeve të përditshmes franceze “Le Monde”.  “Si kurrë ndonjëherë deri më sot nuk ka qenë kaq jetike për Izraelin ‘të hapë fort krahët’ kah shteti palestinez”.

”Njohja e shtetit palestinez nga Izraeli, çka duhet të pasohet me bisedime mes dy palëve për të përcaktuar kufijtë ndërmjet dy shteteve, do t’u hapte udhë paqes dhe njohjes së shtetit të Izraelit nga vendet arabe dhe muslimane”, “prandaj, nevoja e krijimit të një shteti palestinez nuk ka qenë asnjëherë më shumë se sot kaq e domosdoshme; ky krijim(i shtetit palestinez-shën.red) nuk është vetëm jetik për jetëgjatësinë e shtetit të Izraelit, por edhe në përputhje të plotë me parimet e themeluesve të tij”,  shprehet “Kuarteti” intelektual.

Njëherazi, e përditshmja boll e njohur franceze, “Le Monde”, ka çelur edhe një rubrikë të posaçme debati në faqet e saj që e titullon: “Nesër, një Palestinë e pavarur? ”, e në të cilën personalitete të spikatura franceze nga fusha të ndryshme të artit, kulturës, politikës e sociologjisë, shprehin opinionet e tyre në lidhje me pritshmëritë e së nesërmes në zyrat e OKB-së. /Z.Gj/Start/

                                                                                             2011-09-22 10:53
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›