E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti mesazh Presidentit Topi per Diten e Paqes Boterore

Presidenti i Republikes Bamir Topi mori nje mesazh nga Papa Benedikti XVI me rastin e kremtimit te Dites se 45 te Paqes Boterore e cila do te festohet me 1 janar 2012. Mesazhi iu dorezua kreut te shtetit nga nunci Apostolik arkipeshkvi Ramiro Moliner Ingls. Fillimi i Vitit te Ri dhurate kjo e Hyjit per njerezimin me nxit tu drejtoj te gjitheve me besim dhe dashuri te madhe nje urim te vecante per kohen qe kemi perpara me qellim qe ajo te jete konkretisht e shenuar prej drejtesise dhe prej paqes thuhet ne mesazhin e Vatikanit. Me tej Ati i Shenjte u drejtohet para se gjithash te rinjve duke u paraqitur me mesazhin e nje perspektive edukuese me bindjen se ata me entuziazmin dhe idealizmin e tyre mund te ofrojne nje shprese te re per boten. Duhet tu kumtohet te rinjve vleresimi dhe vlera pozitive e jetes duke ngjallur tek ata deshiren per ta perdorur jeten ne sherbim te se mires. Papa Benedikti XVI e mbyll mesazhin e tij duke i shprehur Presidentit Topi urimet me te mira per paqe dhe perparim per Vitin e Ri 2012 vit ne te cilin Shqiperia do te kremtoje 100-vjetorin e shpalljes se Pavaresise se saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›