Papa Benedikti neser ne Kroaci

Papa Benedikti shkon neser ne Kroaci per nje vizite dyditore gjate se ciles do te marre pjese ne festime fetare dhe do te inkurajoje hyrjen e vendit ne Bashkimin Evropian.
Pas takimit me presidentin kroat Ivo Josipovic dhe kryeministren Jadranka Kosor Papa do te marre pjese ne nje numer sherbesash fetare perfshi Diten Kombetare te Familjeve Kroate Katolike dhe Meshen e se djeles ne Zagreb.
Papa Benedikti i cili ka mbeshtetur per nje kohe te gjate anetaresimin e Kroacise ne Bashkimin Evropian do te perpiqet gjithashtu te ule shqetesimet se vendi do te sakrifikoje pjese te pavaresise dhe identitetit fetar duke hyne ne BE. Kroacia pritet te behet anetar i bllokut ne fillim te vitit 2013.
Papa do te shenoje viziten e tij te pare ne Kroaci qe eshte 89 perqind katolike. Papa Gjon Pali vizitoi Kroacine tre here pas pavaresise ne vitin 1991 dhe Vatikani ishte nje nga institucionet e para qe njohu pavaresine e Kroacise.