Pacientet dhe studiuesit vleresojne arritjet ne luften kunder SIDA-s

30 vjet me pare ekspertet e mjeksise bene te ditura rastet e para te nje infeksioni te ri misterioz dhe vdekjeprures. Semundja e sistemit te imunitetit shpejt mori emrin AIDS dhe virusi HIV qe e shkakton ate u perhap neper bote duke lene te vdekur dy milione njerez cdo vit. Ne saje te kerkimeve shkencore sot vitusi nuk sjell domosdoshmerisht vdekjen por megjithese mbi nje milione njerez vdesin nga SIDA ilacet e reja kane bere qe me shume se 30 milione njerez te jetojne me virusin HIV. Megjithate mbeten ende sfida te medha deri ne zhdukjen e kesaj semundjeje gjitheboterore.
Kethi Benet ka jetuar me virusin HIV per 21 vjet. Perspektiva e saj ishte e pasigurt kur jo u diagnostikua me SIDA ne vitin 1990 dhe mjeku e trajtoi me ilace qe rezultuan teper toksike per te. Ai e nderpreu kuren dhe e nxorri nga spitali.
Qendrova ne shtrat per muaj me radhe ne pritje te vdekjes psi ai me tha se nuk mund te bente gje.
Por kur filloi mjekimin me nje kure te re jeta e zonjes Benet ndryshoi dhe tani ajo ndjehet mire dhe punon si konsulente per pacientet me SIDA.
Tani qe e di se si mund te menaxhohet une nuk e shikoj virusin si denim me vdekje. Bej nje jete normale dhe pres te jetoj me gjate.
Por 30 vjet me pare komuniteti mjeksor ishte mjaft pesimist. Dr. Anthoni Fauci atehere mjek qe perpiqej ti kuronte njerezit e prekur nga semundja e re i mban mend mire ato kohe. Ai eshte tani drejtor i Institutit Kombetar te Semundjeve Infektive.
Nuk kishim asnje ide se cfare ishte ajo semundje ngjitese dhe shume shpejt nje numer mjaft i madh njerezish u preken prej saj dhe vdiqen. Ishte nje situate shume shqetesuese nje periudhe pasigurie kur nuk dihej se cfare e shkaktonte.
Dalngagale ekspertet e mjeksise filluan ta kuptojne me mire infeksionin dhe u be e qarte se kishte te bente me dobesimin e sistemit te imunitetit dhe transmetohej seksualisht.
Dr. Robert Galo eshte nje prej zbuluesve te virusit HIV por ende mungonte nje vaksine per te dhe shume eksperte ishin pesimiste. Ne vitin 1987 u aprovua ilaci i pare per kete semundje AZT.
Virusi mund te dobesohej dhe mund te matej shkalla e renies. Edhe pse ilaci ishte toksik shenjat qe kishin te benin me AIDS dhe simptomat po zhdukeshin.
Por shpresat u fashiten kur HIV-i filloi ti rrezistonte AZT-se. Por ne vitit 90-te nje kombinim ilacesh te tjera u bene nje arme me e forte te luften kunder virusit HIV.
Koktei sic e quajme ne ate ndryshoi jeten e shume individeve te prekur nga virusi HIV duke u dhene atyre mundesine per te jetuar nje jete normale nepermjet trajtimesh te mira.
Pervec mjekimit nje tjeter sfide e madha eshte mbajtja nen kontroll e perhapjes se virusit HIV. Rreziku i perhapjes eshte i madh mes njerezve te moshave nen 30 vjec prandaj Fondacioni Elizabeth Glaser i Pediatrise i ka perqendruar perpjekjet e tij ne mbrojtjen e foshnjeve dhe femijeve te vegjen nga infeksioni.
Por nje raport i Kombeve te Bashkuta per shendetin ve ne dukje se lufta kunder SIDA-s nuk eshte fituar ende dhe kostoja e saj mbetet e larte. Javen e ardheshme 30 kryetare shtetesh do te takohen per te shqyrtuar perparimin e bere deri tani dhe cfare duhet bere ne te ardhmen.