E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti shpall se shpejti Shen Gjonin e Aviles - Doktor te Kishes Katolike

Papa Benedikti tha sot se se shpejti do ti jape nje nder titujt me te larte te Kishes Katolike nje shenjtori spanjoll te shekullit te 16.

Ati i Shenjte e beri njoftimin e papritur ne meshen qe mbajti sot ne Katedralen kryesore te Madridit.

Fjalet e tij u percollen me duartrokitje te forta nga prifterinj peshkope e kardinale te mbledhur ne katedrale.

Papa deklaroi se do ta shpallte se shpejti Shen Gjonin e Aviles - Doktor te Kishes Katolike. Ky titull nderi i eshte dhene nga kisha vetem 33 shenjtoreve te tjere mes te cileve Shen Agustinit dhe Shen Terezes se Aviles.

Shen Gjoni i Aviles i cili jetoi nga viti 1500- 1569 kosiderohet si nje nder predikuesit me te medhenj te kohes se tij.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›