Papa Falje publike per viktimat e pedofilise
Kreu i Kishes Katolike Papa Benedikti XVI kerkoi ndjese publikisht per dhimbjen qe i ka shkaktuar femijeve abuzimi i prifterinjte katolike ne nje sherbese fetare ne Abacine anglikane te Uestminsterit ne Londer. Gjate sherbeses Papa shprehu keqardhjen e madhe per viktimat e atyre krimeve te tmerrshme. Ai tha se si rrjedhoje e gjithe kisha kishte vuajtur turp dhe poshterim. Ne diten e trete te vizites ne Britani Ratziger shprehu dhimbje te thelle per viktimat e prifterinjve pedofile bashke me turpin dhe poshterimin duke i cilesuar abuzimet seksuale te prifterinjve me te miturit si krime te paklasifikueshme qe kane provokuar vetem vuajtje te medha. Papa i tha keto fjale ne meshen e celebruar ne Katedralen Uestminster. Vuajtjet e medha te shkaktuara nga prifterinjte pedofile ndaj viktimave te tyre jane pjese e provave dhe fatkeqesive qe ende bejne pjese ne jeten e kishave. Ato vuajtje mund te krahasohen me vuajtjet e martireve tha ai. Mes te tjerave Benedikti XVI u shpreh se vellezerit dhe motrat tona ne bote edhe sot jane pre e perndjekjeve dhe paragjykimeve per shkak te besimit te tyre te krishtere. Ne radhe te pare u shpreh dhimbjen me te thelle viktimave te pafajshme te ketyre krimeve te pakonceptueshme bashke me shpresen se fuqia e Krishtit sakrifica e tij per pajtimin do te sjelle sherim te plote dhe paqe ne jetet e tyre. E pranoj bashke me ju turpin dhe poshterimin qe kemi perjetuar per shkak te ketyre mekateve. Ju ftoj ti lutemi Zotit te gjithe se bashku qe ky mekat te ndihmoje ne sherimin e viktimave ne purifikimin e kishes dhe rinovimit te detyres se saj shekullore per formimin dhe kujdesin ndaj te rinjve. U shpreh mirenjohjen te gjithe atyre qe ofruan per ta perballuar kete problem ne menyre sa me te pergjegjshme. Benedikti XVI zhvilloi nje bisede me Kryeministrin britanik David Cameron. Nderkaq personat e arrestuar ne Londer nga njesia e antiterrorizmit britanik per shkak te kercenimeve ndaj Papes vazhdojne te qendrojne ne burg. Gjashte personat e arrestuar ne kryeqytetin e Britanise pak dite me pare po pyeten me kujdes nga policia. Algjerianet jane te gjithe te punesuar per nje kompani qe merret me pastrimin e ambienteve publike ne Londer. Burime te antiterrorizmit po hetojne mbi te kaluaren e tyre. Arrestimet korresponduan me takime te rendesishme te Papes ne Londer. Pese prej gjashte te arrestuarve mendohej se do te vepronin ne zonen e Uestminsterit ku Papa mbajti nje meshe. Scotland Yard kontrolloi disa dhjetera banesa ne periferi te kryeqytetit ne veri dhe lindje te tij por nuk gjeti arme apo te tjere elemente qe mund te conin tek nje atentat i mundshem ndaj kreut te Vatikanit. Bisedat mes te arrestuarve bene qe policia te vepronte me shume shpejtesi. Policia britanike prej muajsh po merret me sigurimin e masave ekstreme te sigurise per kete vizite. Ne teresi fatura e te gjitha shpenzimeve per sigurine dhe mbrojtjen e Papes gjate kesaj vizite eshte 1 milion paund. Keto arrestime nuk e kane ndryshuar nderkohe itinerarin e vizites se Papes ne Britanine e Madhe qe eshte vizita e pare e nje Pape ne kete vend e organizuar pas nje ftese zyrtare te bere nga Mbreteresha. Dje pasdite ashtu sic ishte menduar ne kryeqytetin britanik u zhvilluan nje sere protestash kunder Ratzigerit. Organizatoret e tubimit mes te cilave British Humanist Organization dhe National Secular Society kane ndermend te denoncojne sipas asaj qe raporton BBC qendrimin e Papes mbi rregulloren per grate prifteresha ndalimin e perdorimit te prezervativeve edhe per parandalimin e AIDS-it dhe abortit dhe mosdenoncimin e shume rasteve te pedofilise brenda kishes.