Tre minorenë grabisin Exchenge-n në Tiranë, arrestohen me 10 mijë euro
Tiranë- Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre të mitur pasi grabitën një pikë këmbimi valutor mesditën e sotme.
Sipas policisë ngjarja ndodhi në Rrugën e Durrësit, ku të miturit pasi kanë marrë paratë u drejtuan drejt qendrës.
Policia tha se të arrestuarit janë dy vajza dhe një djalë të moshës 14-16 vjeçare. Përmes një skeme spektakolare ato pa nevojën e armëve kanë arritur të marrin 10 mijë euro nga poshtë banakut.
Njëra nga vajzat duke lëvizur një vazo i ka tërhequr vëmendjen punonjëses, kurse vajza tjetër është futur nën banak duke marrë paratë. Pas arrestimit u është marrë edhe shuma prej 10 mijë eurosh, që kishin grabitur në Exchange.