Papa fut Vatikanin në YouTube

Papa Benedikti XVI është një nga njerëzit më të vjetër, të famshëm që ka kanalin e tij të YouTube, me anë të të cilit iu ka bërë thirrje të rinjve që ta përdorin me zgjuarsi median e re dhe të evitojnë fiksimin ndaj internetit on-line që sipas tij, të izolon nga jeta reale. Kanali i Vatikanit në YouTube është kombinuar me mesazhin e Papës për Ditën Botërore të Komunikimit të Kishës, tema e të cilës është "Teknologjia e Re, Marrëdhëniet e Reja", që promovon kulturën e respektit, dialogut dhe miqësisë. Kanali i Vatikanti www.youtube.com/vaticanit, do të transmetojë video të shkurtra të aktiviteteve të Papës 82 vjecar dhe ngjarjet e Vatikanit dhe Kishës, me audio e tekst në anglisht, spanjisht, gjermanisht dhe italisht. Videoklipet do të jenë të përditshme dhe do të zgjasin rreth dy minuta. Ato do të prodhohen nga qendra e televizionit të Vatikanit. Më mesazhin e tij të parë në YouTube, Papa deklaroi se shpresonte që kjo iniciativë të ndikonte në forcimin e besimit. "Sic e dimë, në botën e medias ka shumë zëra të papajtueshëm me njëri-tjetrin. Por është shumë e rëndësishme që këto zëra të ekzistojnë. Zëra që i shërbejnë besimit ndaj Krishtit, paqes dhe pajtimit", u shpreh Ati i Shenjtë.