E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjikë,vriten me thikë dy fëmijë

Një person me fytyrën e lyer me ngjyrë të bardhë dhe sy të nxirë ka goditur me thikë dy fëmijë dhe një grua, duke iu shkaktuar vdekjen, në një çerdhe në perëndim të Belgjikës dhe pastaj është larguar nga vendngjarja me anë të një biçiklete. Sipas autoriteteve, 11 fëmijë të tjerë dhe dy punonjëse të çerdhes janë plagosur dhe po kurohen në një spital lokal. Tri nga fëmijët e plagosur janë në gjendje kritike për jetën. Agresori ka mbërritur në çerdhen "Vendi i përrallave" ku kreu krimin e rëndë paraditen e së premtes dhe ka nisur masakrën. Ai është arrestuar vetëm dy orë më vonë nga autoritetet belge të rendit. Çerdhja "Vendi i përrallave", që ndodhet në qytetin Dendermonde, 30 kilometra në perëndim të Brukselit mbante 18 fëmijë, të gjithë nën moshën tre vjeç, si dhe gjashtë punonjës. Mediat belge kanë njoftuar se agresori është rreth 30 vjeç dhe se ishte arratisur nga një qendër psikiatrike, por autorietet vendase e kanë mohuar një gjë të tillë. Ata kanë deklaruar se autori i krimit do të dalë së shpejti përpara një gjykate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›