E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa i tronditur pas takimit me viktimat e abuzimeve seksuale

Në seminarin e priftërinjve në Erfurt, kreu i kishës u tregua i prekur nga nevoja e viktimave. Benedikti siguroi se kisha do të merret me përpunimin e veprave abuzive.

Më parë Papa u takua me 90 mijë besimtarë në një aktivitet fetar në vendin e pelegrinazhit në Etzelsbach, në Thuringen. Meshës së mbrëmjes i parapriu një shërbim ikumenik në manastirin Augustin në Erfurt.

Në ish-vendet ku ka pas ushtruar aktivitetin reformatori Martin Luther, që shkaktoi ndarjen e kishës 500 vjet më parë, Papa uli shpresat për ndryshime të shpejta të ikumenisë. Ditën e shtunë, Benedikti pritet në Erfurt, në stacionin e tretë dhe të fundit të vizitës së tij në Gjermani./DW-Start/

                                                                                             2011-09-24 18:27
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›