E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/Në Asamblenë e partisë, Edvini përforcon platformën e taksës marksiste që garanton luftën ndaj të pasurve

08-04-2012 / Gazeta 55

Lidershipi i Partisë Socialiste këmbëngul në aplikimin e taksës progresive, nëse do të marrë pushtetin pas zgjedhjeve politike të vitit 2013. Pavarësisht se kjo politikë nuk po gjen mbështetje, jo vetëm nga radhët e biznesit, kryesocialisti Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, përveçse ripërsëriti shprehjen, tashmë të shndërruar në një slogan politik, se “kush fiton më pak do paguajë më pak, e kush fiton më shumë do të paguajë më shumë”, përfshiu edhe frymën patriotike në politikat fiskale.
Kryesocialisti Rama është ndalur gjatë tek hartimi i programit politik, me të cilin partia që drejton do të përfaqësohet në zgjedhje.
Ai tha se dallimi mes opozitës dhe mazhorancës është se pakica aktuale politike kërkon rimëkëmbje të vendit, ndërkohë që mazhoranca të kundërtën.
Duke folur mbi nevojën e përmirësimit të programit, Rama theksoi se është e nevojshme marrja e mendimit të elektoratit.
Ai mbajti një qëndrim kritik ndaj të deleguarve të kryesisë në bazë, duke u shprehur se ata duhet të gjenden më pranë popullit.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kryetari Rama deklaroi se programi përbën një kontratë angazhimesh të Partisë Socialiste në marrëdhënien me qytetarët.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›