“Edi Rama nuk di të fitojë e as të pranojë humbjen”
Shkërmoqet e majta, Elmaz Sherifi krijon partinë e re
Figurat e Partisë Socialiste që Rama i ka përjashtuar nga forumet në këto gjashtë vite që po qeveris PS, kanë krijimin e një formati të ri politik. Elmaz Sherifi ish-deputet i PS-së gjatë prezantimit të partisë Lidhjes për Progres dhe Drejtësi ka deklaruar se partitë parlamentare i harxhojnë energjitë e tyre për sherre politike dhe nuk investojnë në krijimin e një klime bashkëpunuese për zbatimin e rekomandimeve të Bashkimit Europian si parakusht për integrimin e vendit.
“Në Shqipëri partitë që humbasin zgjedhjet po ringjallin zakonin shqiptar të largimit nga institucionet politike si në vitit 1924 dhe me demonstrata e revolta militantësh të organizuara nga vetë partitë politike ju turren kryeministrisë”, deklaroi Sherifi.
Ai tha në mënyrë figurative se në 1990 PD-ja e pushtoi “kalanë kryeministri” me votë, ndërsa socialistët nuk arritën ta marrin dot pushtetin në 2011.
Sipas tij mendësia e partisë shtet mendësi tipike lindore po shndërrohet në një sindromë politike për pushtet.
“Ky sindrom vazhdoi Sherifi ka politizuar edhe institucionet kryesore të shtetit presidencën e KLD. Është infektuar dhe politizuar edhe veprimtaria e organit të akuzës i cili përfshihet në debate mediatike, duke u bërë pjesë e lojës politike dhe ndikua nga kjo klimë. adhurimi i udhëheqësve të partisë dhe krerëve të tyre si një mendësi tipike lindore po injektohet edhe tek të rinjtë të cilët përdoren për interesa pushtetit duke ju premtuar bashkimin kombëtar si vepër e një partie”.
Shqiptarët tha kryetari i LPD-së nuk kanë sot në axhendë çështjen kombëtare, por plotësimin e standardeve për te merituar integrimin me dinjitet në bashkimin europian.