Aksident në aksin Kukës-Morinë, vdes 55-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari dhe plagosjen e 6 personave të tjerë ka ndodhur mëngjesin e sotën më aksin rrugor Kukës-Morinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Breg-lum, rreth 3 km larg qytetit të Kukësit ku 55-vjeçari Naim Truma ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së automjetit të tij tip benz me një furgon udhëtarësh.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas mjekëve ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e policisë rezulton se shkak i aksidentit është bërë mjegulla e dendur e cila i ka penguar shikimin 55-vjeçarit, i cili ka humbur drejtimin e mjetit dhe si pasojë makina është përplasur me furgonin.