Protestat Zaptimi dhe Amendamenti i Pare ekspertet komentojne mbi ligjin dhe te drejtat

Dy muaj pasi levizja e protestave Zaptimi filloi te perhapet ne mbare Shtetet e Bashkuara tensionet mes protestuesve dhe autoriteteve lokale po shtohen. Materiali ne vazhdim i hedh nje veshtrim te drejtave te protestuesve dhe te gazetareve qe po mbulojne keto zhvillime nderkohe qe policia perpiqet qe te zhvendose kampet e protestuesve nga hapesirat publike. Amendamenti i Pare i kushtetutes thote
Kongresi nuk do te miratoje asnje ligj lidhur me institucionin e fese apo per te ndaluar ushtrimi e lire te saj ose per te kufizuar lirine e shprehjes apo te shtypit ose te drejten e njerezve per tu mbledhur paqesisht dhe per ti kerkuar qeverise te shqyrtoje ankesat e tyre.
Mbrojtja qe ofron Amendamenti i Pare eshte kaq e forte sa qe gjykatat kane lejuar pa ndeshkuar gjuhen e urrejtjes dhe madje edhe gjuhen ofenduese ndaj njerezve per shkak te races apo fese se tyre.
Faktikisht ish anetari i Gjykates se Larte William Douglas eshte shprehur se synimi i lirise se te shprehurit eshte te ngjalle polemika dhe menyra me e mire per ta bere kete eshte permes krijimit te pakenaqesise madje duke nxitur edhe zemerim tek njerezit
Eksperti per Amendamentin e Pare dhe avokati Floyd Abrams thote per Zerin e Amerikse se protestuesit e Levizjes Zaptimit jane brenda te drejtes se tyre per te protestuar. Por ai paralajmeron se amendamenti nuk i mbron medoemos menyrat qe ata po perdorin.
Ne nje situate si kjo ku nje turme e madhe njerezish po zaptojne nje hapesire te madhe dhe po thone se kjo eshte e jona dhe jo e pjeses tjeter te qytetit mendoj se nuk ka te beje me Amendamentinm e Pare.
Zoti Abrams thote se ne baze te ligjit protestuesit nuk mund te bllokojne bizneset rruget dhe as te kontrollojne burimet e qytetit per te percjelle mesazhin e tyre. Ai thote se keto kufizimet ne kete rast kane te bejne me kohen vendin dhe menyren e te protestuarit qe historikisht jane perdorur per te mbrojtur te drejtat e te tjereve.
Ka disa kufizime persa i takon vendit se ku mund te flitet dhe per sa kohe mund te flitet ne nje zone te caktuar sepse edhe njerezit e tjere duan te flasin ose te flene apo te bejne gjera te tjera po aty.
Po per gazetaret qe po mbulojne protestat A kane te drejte autoritetet ti shperndajne ata me dhune se bashku me protestuesit
Tom Fiedler eshte dekan ne Kolegjin e Komunikimit ne Universitetin e Bostonit dhe ish redaktor pergjegjes per gazeten The Miami Herald. Ai thote se qeveria duhet te jete ne gjendje te zbatoje funksionet e saj ne interes te publikut te gjere.
Ketu mund te perfshihet kerkesa ndaj gazetareve qe te mos pengojne veprimet e policise. Por ajo qe qeveria nuk mund ta beje eshte ndalimi i gazetareve qe te informojne qytetaret se cfare i urdheroi ata policia qe te bejne. Kjo eshte menyra qe gazetaret e mbajne qeverine pergjegjese.
Amendamenti i Pare mund te ndaloje qeverine qe te hartoje ligje per te kufizuar lirite por eksperti ligjor Floyd Abrams thote se kjo nuk mund te konsiderohet ne vetvete.
Amendamenti i Pare nuk eshte ligji i vetem. Pa dyshim ai i vendos kufizime te rendesishme qeverise por ai nuk u jep pergjigje te gjitha pyetjeve.
Ai thote se u takon gjykatave te percaktojne keto te drejta dhe vendosin se si ti balancojne ato.